#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Mes ritmeve të muzikës klasike dhe madhështisë së veshjeve mondane frymëzuar nga shekulli i 19-të, të shtunën më datë 22 shkurt u mbajt një event special. Një ballo sa tradicionale aq edhe moderne mblodhi bashkë të gjithë adhuresit e muzikës klasike, të cilët respektuan kodin e veshjes dhe mbajtën maska gjatë gjithë mbrëmjes. Organizuar nga ?Hemingëay Fan Club Albania? dhe partnerët e tij Ballo me maska i dha madhështi ?Pallatit te Brigadave? si rrallëherë. Mbrëmja nisi me pritjen e të ftuarve siç i shkon rastit në fjalë dhe pas saj nisi muzika klasike që i ftoi të gjithë të kërcenin vals. Numri i hapjes ishte një performancë në piano e shoqëruar nga një artiste e operas që këndoi me shumë emocion. Më tej pati disa performanca të tjera me belly dancer dhe balerina. Këto të fundit, ndriçuan sallën me dritat e instaluara në trup. Përpara se mbrëmja të lihej e lirë për të gjithë ata që donin të pushtonin pistën duke vallëzuar nën ritmet e muzikës klasike, një vajzë me trupin e pikturuar parakaloi në sallën e mbushur plot me të ftuar.

WEB: https://tvklan.al/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/