www.tvklan.al Emision nga Spartak Koka ne Klan Plus

Një ngjarje e ndodhur 9 vite më pare, mbetet e pazbardhur ende sot e kësaj dite, dhe për të cilin pavarësisht dyshimeve, nuk është arrestuar, gjykuar apo dënuar askush.
Një histori e trishtë që bëri shumë bujë dhe ngjalli shumë mistere si për familjen dhe për opinionin publik në atë kohë.
Mëngjesin e 2 Shkurtit 2011, një zjarr në një banesë pranë ?Zogut të Zi? në kryeqytet fillimisht u trajtua si një njoftim rutinë dhe u nis vetëm shërbimi zjarrfikës.
Por pas depërtimit në brendësi, u zbulua se brenda ndodhej një viktimë, një vajzë rreth të 30?ve ishte pa shenja jete.
Menjëherë u njoftua dhe policia. Në momentet e para u dyshua që vdekja të kishte ndodhur nga asfiksia për shkak të tymit, e më pas u dyshua se vdekja të kishte ardhur nga djegia si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë banesën.
Por asnjëra prej këtyre pistave nuk ishte e sakta. Hetuesit zbuluan se në trupin e viktimës kishte shumë plagë të shkaktuara me thikë. Nga ky moment i gjithë fokusi i hetuesve ndryshoi?