Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që vendet përreth janë të prekura, ashtu si Italia me mbi 1800 të infektuar, Greqia me 8 të infektuar dhe në Maqedoni janë regjistruar dy raste me Covid-19.

Nuk kanë shënuar ende raste vendet si, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

Në spitalin infektiv ka të sëmurë rëndë me komplikacione të gripit sezonal, të cilët po trajtohen me terapi intensive dhe po kështu e njëjta situatë është në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Ndonëse ka një rënie të numrit të të prekurve nga infeksionet respiratore, sërish në një javë raportohen 21.763 të prekur, siç do të shihni dhe në grafikun e paraqitur, duke shënuar afro 19% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Janë 186 raste të rënda, pacientë të shtruar në spital, të cilat edhe Instituti i Shëndetit Publik thekson se duhen trajtuar me terapi intensive.

Ndonëse në javët që lam pas ka mbizotëruar qarkullimi i virusit A, në javën e fundit të shkurtit, të cilës i referohet buletini i gripit të përpiluar nga Instituti i Shëndetit Publik ka mbizotëruar virusi i gripit, i tipit B.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#EugenaTomini#TopChannel