Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së kompleksit të ?Trepçës? në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie nga procesi i fundit i punësimit në këtë ndërmarrje.

Protestuesit i kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë bordin drejtues, në të kundërtën paralajmëruan përshkallëzim të situatës.

Kombinati metalurgjik i Trepces përballet sot me probleme të shumta, e situatën e vështirëson edhe më tepër teknologjia e vjetëruar. Ka shumë plane për të në 2020-tën, por asnjëri nuk mund të realizohet pa investimet e duhura, ndërsa shumë mendojnë se në këtë pikë është arritur dhe për shkak të keqmenaxhimit, korrupsionit e nepotizmit.

?Trepça? llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e?80, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë, ndërsa vitet e fundit kjo shifër nuk shkon më shumë se 1 mijë e 300.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trepca#Proteste#TopChannel