Kryeministri Edi Rama nuk kursen thumbimet, kur i përmendin emrin e Ilir Metës. Kjo i ndodhi gjatë takimit me banorët e Thumanës, të cilët i njohu me projektin e rindërtimit.<br />Kryeministri sqaroi se kompanitë ndërkombëtare që do të ndërtojnë banesat do të zgjidhen nëpërmjet një garë, duke theksuar se çdo kurorë do të ketë një shtëpi. <br />Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se puna për shtëpitë e para individuale do të fillojë në muajin Maj. Për banesat e klasifikuara të pabanueshme në nivelin DS3 do të ketë një shpërblim prej 5000 dollarësh.
