Surprise Me!

Lideret e BE zbarkojne ne Greqi per krizen e refugjateve

2020-03-04 0 Dailymotion

Krerët e Bashkimit Europian zbarkuan pranë kufirit greko-turk për të parë nga afër situatën e krijuar pas dyndjes së mbi 130 mijë refugjatëve sirianë. <br />Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi 700 milionë euro, ndihmë financiare për Greqinë dhe dërgimin në total të mbi 600 trupave ushtarake europiane si pjesë e misionit Frontex për sigurimin e kufijve. Delegacioni i Brukselit, pjesë e të cilit ishin edhe kryeparlamentari europian Sasoli dhe kreu i Këshillit Europian, Mishel tha se Greqia nuk do të lihet vetëm në këtë situatë. <br />Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis tha përpara liderëve europianë se Turqia po zhvillon një sulm asimetrik ndaj Greqisë dhe Bashkimit Europian, duke përdorur refugjatët për të arritur qëllime të tjera. <br />Më herët, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan akuzoi trupat greke të kufirit se kanë përdorur armët kundër refugjatëve, duke vrarë dy prej tyre e duke plagosur 1 tjetër. Erdogan tha se Bashkimin Europian detyroi Turqinë të hapë portat për refugjatët sirianë drejt vendeve të unionit pasi nuk mbajti premtimet. <br />Gjatë javës do të mblidhen edhe ministrat e Jashtëm të BE-së me kërkesë të Greqisë, për të diskutuar për këtë krizë.

Buy Now on CodeCanyon