TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të impiantit të filtrimit të ujit në Paskuqan në Tiranës njoftoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të kryeqytetit është duke përfunduar dy projekte të cilat do të sigurojnë ujë të pijshëm orë në ditë për pjesën më të madhe të kryeqytetit<br /><br />?Është një ditë që do të hyjë në historinë e Ujësjellësit të Tiranës, i cili edhe pas 100 vitesh kryeqytet ka të njëjtin tubacion, filtrim dhe rrjet të vjetër. Jemi në prag të hapjes së dy projekteve madhore të qytetit: I pari, tubacioni i ri që dyfishon prurjet në Bovillë, ku filtrohet uji. Kjo nuk ka ndodhur që nga themelimi i ujësjellësit dhe Tirana e viteve të pas-luftës. Pra, më në fund dyfishohet burimi që sjell ujë në Tiranë. Falenderoj shumë Kryeministrin, ministren Balluku, që u bënë partnerët tanë për ta ndarë këtë kosto; pra, ne të bënim impiantin e filtrimit këtu ku jemi, ata të bënin tubacionin që dyfishon ujin në Tiranë?, tha Veliaj.