Surprise Me!

Ditmir Bushati tradhtar i PS? Spiropali: Edhe Hamzai i Skënderbeut përfundoi i penduar

2020-05-11 3 Dailymotion

Javën e kaluar, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist Ditmir Bushati mbajti një fjalim të fortë në Parlament me doza kritika ndaj qeverisë dhe partisë së tij, duke folur për lidhjet me oligarkët dhe koncesionet.

Por a mund të konsiderohet Bushati si tradhtar i Partisë Socialiste? Pikërisht kjo pyetje i është bërë ministres Elisa Spiropali nga aktori Albano Bogdo, i cili imiton moderatorin Blendi Fevziu në spektaklin ?Klanifornia?.

Ditët e fundit kemi dëgjuar një fjalim bombastik nga Hamzai. Po e marr në kuptimin që Edi Rama është Skënderbeu, Hamzai qe tradhtari. Hamzai i Partisë Socialiste, a mund të themi që është ky fillimi i fundit të tij politik në PS apo do të gjendet edhe për këtë një pozicion nga ku të kthehet i padëmshëm? E kam fjalën për Ditmir Bushatin, ose siç mund ta quajmë ndryshe tani që bëri këtë që bëri, ?Ditënumëruari Bushati?.

Elisa Spiropali: Nuk ka titullin Hamza, Ditmiri. Hamzai është një personash shumë i komplikuar i historisë, sepse po të keni lexuar librin e Kadaresë, ?Mosmarrëveshja?...

Po e kam lexuar. Dhe Ditmiri i komplikuar është, edhe me syze bën si gangster. Këta me syzë supozohet të jenë më të urtët.

Elisa Spiropali: Hamzai përfundon i penduar, në pendesë të thellë në fakt...

Domethënë ja keni shtrënguar, do pendohet? Do vijë me kokën poshtë do thotë më fal?

Elisa Spiropali: Jo, as e kemi shtrënguar as e kemi liruar. Është aty ku ka qenë dhe besoj do jetë gjithmonë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon