TIRANË- Edhe këtë të diele pensionistë, prindër e fëmijë shijuan orarin e lirisë, por ajo që mbetet sfidë tashmë që qeveria po shkon drejt hapjes totale mbetet ndërgjegjësimi për të respektuar masat mbrojtëse dhe distancimin social.

Në disa qytete si Tirana, Kukësi dhe Elbasani, ku lëvizjet kanë qenë më të mëdha, është vërejtur edhe më shumë mos respektimi i masave të sigurisë. Ndërkohë në disa qytete të tjera si Fier, Saranda dhe Lushnja lëvizjet kanë qenë më të reduktuara se në javët e kaluara.Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.

Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.