TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit (SPAK) prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për tenderat sekret për të cilat SPAK ka nisur kryesisht hetimet.<br /><br />Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se të premten ndaj ministres Ogerta Manastirliu është nisur një kërkesë e dytë për informacion pasi në kërkesën e parë prej 10 ditësh ajo nuk i është përgjigjur.