#tvora #rtvoranews
Teksa njerëzit përballen me Covid-19, kafshët po përballen me Antraksin, siç njihet ndryshe sëmundja e Plasjes. Në Elbasan e Berat janë zbuluar vatra të sëmundjes që rrezikon edhe njerëzit, ndërkohë që ka nisur vaksinimi në 6 qarqe.

Antraksi, ose plasja siç njihet ndryshe sëmundja që prek kafshët por edhe njerëzit është rishfaqur sërish në Elbasan dhe Berat.

1500 bagëti të imta dhe 230 gjedhë janë vaksinuar kundër sëmundjes në katër vatrat e identifikuara nga shërbimi veterinar.

"Paraqet rrezikshmëri te njerëzit, kemi marrë masat për vaksinimin e kafshëve që sëmundja të vijë duke u eleminuar. Si rajon kemi 4 vatra plasje, dy në Berat dhe dy në Elbasan."

Sëmundje si Dermatoza Nodulare ose Bruceloza, kjo e fundit e rrezikshme edhe për njerëzit po shkojnë drejt çrrënjosjes sipas Shërbimit Veterinar rajonal në Elbasan.

"Kemi pasur edhe Brucelozë në qarqet Korçë dhe Berat për të cilat është bërë gjurmimi i kësaj sëmundje."

Në qarqet Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë, të konsideruara si vatra potenciale të sëmundjes së Plasjes por dhe të tjerave ka nisur një fushatë vaksinimimi.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rikthehet-plasja-e-kafsheve-vatra-te-semundjes-se-rrezikshme-ne-elbasan-e-berat.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp