Surprise Me!

Reagime të shumta në opinion për ritet fetare në Strugë

2020-05-11 0 Dailymotion

Në Strugë edhe sot reagime të shumta për kremtimin e djeshëm të Shën Gjergjit ku edhe përkundër ndalesës së grumbullimit të njerëzve, disa qindra qytetarë dolën dhe iu bashkëngjitën kortezhit kishtarë në rrugë. Kisha nuk sheh faj në këtë ngjarje.

Thotë se peshkopi Timotej tre herë i ka ftuar qytetarët të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos e ndjekin kortezhin.

Pas thirrjes së tij që populli të mos na ndjekë, le të presë atje ose të shpërndahen, ndërsa ne do e kryejnë ecjen tradicionale, megjithatë populli iu bashkëngjit kortezhit sa që edhe policët që na dolën në ndihmë, u ballafaquan me probleme -deklaroi At Vasko- Kisha Shën Gjergji ? Strugë.

Nga Kisha thonë se në bashkëpunim me policinë kanë përpunuar plan operativ si të organizohet ngjarja, populli të ndalohet të mos e ndjekë kortezhin, por nuk ia kanë dalë në këtë. Prokuroria themelore e Strugës ka hapur lëndë për këtë rast. Ka dorëzuar kërkesë në MPB dhe në policinë e Strugës t?i zbulojnë kryerësit e veprës së mundshme penale.

Veprimi i Prokurorisë është për grumbullimin e qytetarëve në ngjarje fetare në kushte pandemie kur nuk janë respektuar vendimet e Qeverisë për respektim të domosdoshëm të rregullave shëndetësore dhe ndalesën për grumbullimin e njerëzve në grupe prej më shumë se dy personave, distanca e nevojshme prej të paktën dy metra dhe vendosjen e domosdoshme të maskave nëse hapësira mes qytetarëve është më e vogël sesa parashihet me rregullat - njoftojnë nga Prokuroria Themelore e Strugës.

Nga shtabi komunal i krizave në Strugë thonë se nuk kanë qenë të informuar për ngjarjen.

Në momentin kur presim masa lehtësuese dhe kthim në jetën e përditshme nuk ishte e nevojshme të mbahet një ngjarje e tillë që të na kthejë në fillim të situatës - thonë nga Shtabi i Krizës- Strugë.

Tradita e këtij kortezhi në Strugë ka prejardhje prej para disa shekujsh, ndërsa sërish filloi të shënohet para disa viteve. Kortezhi mbahet në ditën e dytë të festës së Shën Gjergjit.

Miki Trajkovski

Buy Now on CodeCanyon