Surprise Me!

Rihapja e dentistëve me masat e reja/ Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Do rrisim çmimet

2020-05-11 0 Dailymotion

TIRANË- Situata e COVID-19 duket se do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të shërbimeve stomatologjike. Ky fakt është pohuar nga vetë Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, gjatë një lidhje live për Report Tv. Sipas tij, gjithçka është rrjedhojë e kostove të shtuara dhe dentistët janë të lirë të vendosin për çmimet.

"Këto kushte të shtuara kanë edhe kosto të shtura. Çdo klinikë dentare, çdo dentist është i pavarur tek fatura, rregullat e tregut. Është shërbim i lirë dhe çmimet përcaktohet nga vetë dentisti. Disa e marrin për bazë disa se marrin. Shërbimi i dentistëve në kohë COVID-i ka kosto të shtuar. Unë nuk kam të drejtë të referoj asnjë çmim. Çdo dentist është i lirë tek klinika e tij të afishoje vetë çmimet, sipas kostos, sipas interesave të tyre", tha Deda.Filtri i parë mes klientëve dhe dentistëve për mbrojtjen nga infektimi do të jetë telefoni.

"Faza e parë është se dentisti duhet të flasë me pacientin. Filtri i parë është telefoni. Do informohet për historikun, sëmundjet e tij të frymëmarrjes. Të organeve të rëndësishme. Raportet me COVID-19. Mund të ketë pasur një familjar me COVID", shtoi Deda.

Klinikat dentare do të lejohen të hapen më datë 11 maj, por me kushtin që të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e sigurisë.

Buy Now on CodeCanyon