Agush Ballabani nga Rrogozhina, prej më shume se 20 vitesh jeton pa njërën këmbë.

Gjymtyrën e humbi pas një aksidenti në stacionin hekurudhor. Sot është 44 vjec e që prej asaj dite jeton me vuajtje e sakrifica. Edhe pse është klasifikuar si invalid, 44-vjeçari ka përfituar vetëm një vit kemp në vitin 2016, kohë prej së cilës nuk i është dhënë më, duke bërë që të endet nëpër institucione.

Gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet pasi këmba e prerë infektohet dhe sipas mjekëve atij duhet t?i shkurtohet edhe më tej. Me vuajtje përtej imagjinatës Agushit i duhet të kujdeset edhe për nënën Floreshen, e cila për shkak të moshës dhe shumë semundjeve dergjet në shtrat.

Faturat e borxheve për këtë familje janë të medha duke filluar nga ilaçet, ushqimet dhe energjia elektrike. E vetmja kërkesë e 44-vjeçarit është që të marrë atë që i takon, një pension si invalid, pasi në gjendjen që është nuk mund ta marrë askush në punë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rrogozhine#AgushBallabani#TopChannel