Surprise Me!

COVID s'ndryshon 2 rregullat kryesore të provimeve të maturës! Kush s'i respekton penalizohet 1 vit

2020-05-11 4 Dailymotion

TIRANË- Koronavirusi nuk ndryshon dy rregullat kryesore të provimeve të maturës! Ditën e sotme, për sa i përket procesit të administrimit të Maturës Shtetërore 2020, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat që maturantët do të duhet t?u nënshtrohen.<br /><br />Ajo bën me dije se ?ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.?, ndërsa thekson edhe rregullat më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:?Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit.  Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim?, mbyll video-mesazhin e saj Rezana Vrapi.

Buy Now on CodeCanyon