Surprise Me!

“Reket”, Boki 13: Kamçev është skenaristi, kurse Kiçeec operuesi

2020-05-11 0 Dailymotion

Bojan Jovanovski në mbrojtjen e tij pohon që nuk e ka ditur çfarë ka pasur çantë dhe se nuk i ka parë paratë, ndonëse Prokuroria thekson që brenda ka pasur një shumë prej 1 milion euro. Boki 13 në seancën e sotme për rastin ?Reket? tha se në hapësirë tjetër kanë qenë Zoran Milevski Kiçeec dhe Orce Kamçev derisa ai i ka pritur. Më pas kanë ardhur me çantën në dorë. Ai fillimisht nuk e ka vërejtur kurse u shpreh se as që e ka prekur.

Orce Kamçevit nuk mund t?ia marrësh 50 denarë e lëre më 1,5 milionë euro. Atë ditë, Zoran Milevski rreth orës 11-12 erdhi tek unë në shtëpi, piu kafe dhe u largua. Më tha se do të shkojmë te Orce të pimë kafe. Ata bisedonin diçka, Jordan dhe Milevski më pas u futën në dhomë. Biseduam. Milevski e mori çantën dhe të dy u larguam. Fillimisht nuk e pash, por kur e pash ishte e mbyllur. Nuk kam qenë prezent ku shihet se si një dorë gruaje radhit para. Pash një çantë të mbyllur që Zoran Milevski e mori me lehtësi - tha Boki 13.

Boki 13 si konstruksion kundër tij dhe ish kryetares së PSP-së, Katica Janevës e vlerëson akuzën dhe pohon që ai nuk ka ndikuar tek Janeva për paraburgimin e Kamçevit në rastin ?Perandoria?. Përkundër kësaj, shprehet që Kiçeec i ka thënë se me Ana Kamçevën kanë qenë tek kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, i cili gjoja ka thënë se do të bëj çmos për paraburgimin e Kamçevit. Në një rast tjetër, Boki 13 pohon që Zaevi i ka thënë se shërbime të huaja dhe një prokuror kanë lëndë kundër tij dhe Janevës.

PSP kishte besim të madh te qytetarët dhe në një moment të caktuar, Katica Janeva ishte rrezik edhe për pushtetin edhe për opozitën. Jordan Kamçev e ndihmoi edhe njërën edhe palën tjetër. Bëri pazar, duke i prezantuar incizimet. Montazh i pastër. Gjykata lejoi të jenë dëshmi. Me këto incizime fillimisht isha i frikësuar e më pas edhe i shantazhuar. Më shantazhuan që 95% i televizionit nuk i jepet një personit të caktuar - u shpreh Boki 13.

Për fotografinë ku shihet Janeva me para, Boki u shpreh se bëhet fjalë për të hollat që Janeva ia ka dhënë për mobiljen.

Jovanovski tha edhe se Orce Kamçev ka qenë skenaristi kurse Zoran Milevski operuesi i rastit ?Reket?. Sipas Boki 13, Kamçevi ka kërkuar ndihmë nga shërbimet sekrete bullgare që të gjej mënyrë si të shpëtojë nga rasti ?Perandoria?. Boki më tej tha se fillimisht i ka denoncuar dyshimet tek ministri i atëhershëm i brendshëm, Oliver Spasovski, respketivisht ka denoncuar spiunim nga Kamçevi. Ndryshe, Boki 13 dhe Janeva akuzohen për zhvatje prej 1,5 milionë euro nga Kamçevi.

Igor Stefanovski

Buy Now on CodeCanyon