Shpërthimi i eksplozivit nuk ua kurseu jetën dy efektivëve, <br />bijës tropojane nëntetares Zerife Hasanaj dhe birit dibran Major Klodian Tanushit, gjatë një misioni ushtarak në Letoni. Sot një vit më parë, mëngjesin ogurzi të 6 majit 2019, gjatë misionit për asgjësimin e municioneve eksplozive. Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët që ranë në krye të detyrës një vit më parë në një ceremoni të posaçme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut. Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, ishin pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO.<br />Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer me gjithë potencialin në çdo stërvitje dhe në çdo dislokim. Babai i tre fëmijëve major Klodian Tanushi la pas dhembjen, që ende sot mban gjallë kujtimin e tij. Me sakrificën e vetmohimit për t?i shërbyer detyrës është vlerësuar me mjaft Medalje. Një figurë e nderuar mes kolegësh gjatë kryerjes së disa detyrave në karrierën ushtarake. Major Klodian Tanushi ka ktyer detyrën si Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Në vitin 2018 u dërgua me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. 39-vjecari që u nda nga jeta në kulmin e moshës dhe karrierës ushtarake u mungon të gjithëve, veçanërisht familjes që kujton ndarjen e fundit pa ditur se biri dibran i nënës, bashkëshorti dhe babai do të kthehej i pajetë në atdhe.
