Në një rrëfim në emisionin ?Rreze Dielli? Agustin Kola ka folur për jetën dhe karrierën e tij. Mes kujtimesh ai ka risjellë emocionet e forta të kohës kur jepte gjithçka nga vetja në fushë. <br />Mjeshtri i Merituar i Sportit, Kola është shprehur se ka marrë gjithnjë parasysh kritikat që i janë bërë nga njerëzit dhe ishin pikërisht këto kritika që i jepnin vullnet për të ecur përpara. Ndërkohë, ai shprehet se nuk vlerësonte ?lavdërimet?.