Përgjatë periudhës së izolimit askush nuk është ndarë nga pasionet e tij, duke gjetur mënyra nga më të ndryshmet për t?i realizuar ato, qoftë dhe për t?i pasur si kujtim i kësaj situate të pazakontë... Në fillim ishin këngëtarët ata që sollën video të ndryshme të realizuara në kushte karantine, më pas artistë të tjerë të fushave të ndryshme e deri tek sportistët për të cilët aktiviteti fizik është mëse i domosdoshëm. Videot e realizuara në kushtet e karantinës kanë qenë ato të cilat kanë tërhequr edhe më shumë vëmendje, aq më tepër kur vijnë edhe si një mesazh i caktuar. ?Futbolli gjithmonë na bashkon? është video e publikuar vetëm pak ditë më parë në rrjete sociale e cila ka bërë bashkë 14 ish futbollistë nga Shkodra, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm. Ideatori i kësaj video është Marjan Marku, ish futbollist nga qyteti i Shkodrës nga lagjia Arra e Madhe, ku për herë parë në Shqipëri është luajtur futboll. Prej 2 vitesh Marjani është shkëputur nga futbolli për arsye të ndryshme dhe aktualisht jeton në provincën Massa ? Carrara, në rajonin e Toskanës, Itali.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel