Ishte Superhëna e fundit e vitit 2020 dhe njihet edhe si ?Hëna e Luleve?.

Mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, sateliti i Tokës u vendos në një distancë prej 361184 kilometrash nga Toka në një kohë kur distanca mesatare është 384400 km. E duke qenë më afër Tokës, Hëna duket më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Kjo ishte Superhëna e katërt dhe e fundit e 2020 pas atyre të 9 shkurtit, 9 marsit dhe 8 prillit. Superhëna, ndodh kur hëna arrin në pozicionin më të afërt të saj me Tokën, që njihet edhe si perigje, dhe është në anën e kundërt të Tokës dhe Diellit. Kjo i jep satelitit të Tokës një pamje të veçantë. Superhëna e majit, quhet edhe ?Hëna e Luleve?, duke iu referuar kështu luleve të pranverës.

Në rajonin tonë, fatmirësisht, qiejt ishin të pastër natën e kaluar, çka edhe mundësoi që fenomeni i veçantë të vëzhgohej lehtësisht, nga kudo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HënaeLuleve#Satelite#TopChannel