TIRANË- Kush i ndot lumenjtë? Kush i hedh mbetjet e rrezikshme në basenet e tyre? Sa persona janë përgjegjës dhe si menaxhohen mbetjet? Duket se për Prokurorinë shqiptare në volumin e saj të punës as që ka patur kohë dikush të investigojë për këtë rrezik që kthehet në një ??bombë ekologjike??.

Referuar raportit të kriminalitetit të Prokurorisë së Përgjithshme e cila përfshin hetimet e çdo prokurorie varësie, rezulton se për vitin 2019 procedimet penale për krime ndaj mjedisit kanë qenë 36 të tilla.

Ndërsa persona të dënuar me vendim gjykate janë vetëm 10, dhe vetëm 2 prej tyre me burg dhe të tjerët me gjobë...më pas burgu është konvertuar në shërbim prove.

Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës përgjatë vitit 2018 ka pasur 62 procedime ndërsa në vitin 2019 këto procedime janë përgjysmuar në 36 të tilla. Ndërsa menaxhimi i mbetjeve siç përfshin edhe veprën penale të hedhjes së mbetjeve të rrezikshme përfshi spitaloret apo inertet në basenet e lumenjve përgjatë 2018-ës, Prokuroria në raportin e saj nuk ka asnjë të dhënë dhe në vitin 2019 është zero të proceduar, zero të hetuar e zero të dënuar.

Kjo situatë paradoksale kur basenet e lumenjve ndoten dita-ditës, tregon dhe mosfunksionimin e institucioneve për të vënë para ligjit ndotësit dhe për të ndalur këtë fenomen që përpara se sa prokuroria të reagojë, mbetjet përfundojnë në det.

Jo vetëm në grykëderdhjen e Ishmit në Adriatik, por edhe baseni i përroit të Arbanës ku kamera e Report Tv u ndal një ditë më parë, është treguesi se si mbetjet spitalore përfundojnë në lumenj dhe askush nuk hetohet, procedohet, apo lëviz nga zyrat për të kuptuar se nga vijnë, kush i hedh dhe ku shkojnë paratë që paguhen për trajtimin e tyre.