Autoritetet në Kaliforni në SHBA kanë vendosur të mbajnë ende të mbyllura eventet sportive në masë për shkak të pandemisë koronavirusit.

Guvernatori Gavin Newsom ka bërë të ditur marrjen e masave lehtësuese në ditët në vazhdim që do të kryhet në disa faza.

Heqja e kufizimeve për eventet sportive që kërkojnë grumbulliome në masë të personave do të bëhet vetëm në fazën e fundit që mendohet të nisë në momentin që do të dalë një vaksinë kundër Covid-19. Gavin Newsom bëri të ditur se në fundjavë do të hapen disa biznese me pakicë ku përfshihen libraritë, dyqanet e luleve dhe ato të veshjeve Dhe ky njoftim vjen pas protestave që u mbajtën në këtë shtet javën e kaluar ku u kërkua heqja e masave kufizuese.

SHBA është vendi më i goditur nga koronavirusi dhe epiqendra është New York-u ku është shënuar edhe numri më i madh i të prekurve. Ndërsa në Kaliforni janë regjistruar rreth 55 mijë raste, nga të cilët 26 mijë vetëm në Los Angeles, ndërkohë që numri i viktimave është mbi 2200.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GavinNewsom#SHBA#TopChannel