Vendimet e Bashkësisë Fetare Islami gjatë kohës së pandemisë nuk mbeten pa ngjyrime politike. Si në mbylljen ashtu edhe në vendimin për hapjen e xhamive, përfaqësuesit politik morën hisen e tyre.

Kjo përzierje e politikës në punët e fesë nuk u prit mirë nga opinioni, madje as nga njohësit e fushës.

?Si institucione janë të ndara dhe me siguri që e kanë atë autonominë e veprimit në të gjitha instancat. Megjithatë, nëse ne shohim një situatë pak ose shumë të ndërlikuar në raportet mes bashkësive fetare dhe institucioneve shtetërore, supozoj se janë disa lëshime- deklaroi Musa Musai, profesor.

Por, ndikime të tilla politike vërehen edhe në Komunitetin Ortodoks, sidomos kur mbetet pezull fushata parazgjedhore, thotë analistja Mirjana Najçevska.

?Filluan të hyjnë aktivitetet parazgjedhore partitë politike dhe përpiqen të imponohen në një mënyrë në bashkësitë fetare që të ndikojnë tek besimtarët e tyre. Politikanët që përpiqen të ndërhyjnë në bashkësitë fetare dhe udhëheqësit e tyre tregon se po përgatiten për fushatë parazgjedhore dhe dëshira që në atë mënyrë të tregohen më të afërt tek qytetarët- pohoi Mirjana Najçevska, Analiste.

Vendimi për mbylljen e xhamive u mor më 17 mars për shkak të virusit Korona, ndërsa ende pa u bërë dy muaj, BFI mori vendim të ri që xhamitë të hapen por duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Qeverisë është që bashkësitë fetare të evitojnë çdo ceremoni kolektive, përderisa janë në fuqi masat kundër Virusit Korona.

Përgatiti: Adnan Qaili