#tvora #rtvoranews
Pronat mbeten arsye kryesore e konflikteve në Shqipëri. Dy ngjarje me 5 të plagosur u shënuan në Ksamil e Dibër. Ndërkohë në Vlorë u vetëdorëzua 25 vjeçari që për çështje pronësie dhunoi me shkop bejsbolli krushkun e moshuar.

Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjen e të martës në Ksamil pasi dy familje u konfliktuan me thika dhe mjete të forta.

"Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave" - njoftoi policia.

Konflikti mes dy familjeve është i vjetër dhe nuk ka marrë zgjidhje. Burime të Ora News tregojnë se Kleard Zilfaj dhe Denada Cenaj kanë një restorant në Ksamil, por nuk kanë dalje në det.

Ata pretendojnë se familja Pollo, ju ka zaptuar disa metër katror në zonën e rërës duke falsifikuar dokumentat. Ndaj dhe ata e kanë të pamundur të shfrytëzojnë plazhin.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/konflikt-me-thika-dhe-mjete-te-forta-mes-dy-familjeve-ne-ksamil-plagosen-3-persona

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv