Perime krokante në furrë
Përbërësit:
2 kunguj të njomë
2 patëllxhanë
2 patate
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
1 gotë bukë e grirë
3 lugë gjelle parmixhan i grirë
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Të gjitha perimet i lajmë dhe më pas i presim në shkopinj me trashësi 1 cm dhe gjatësi 5-6 cm. Vendosim në një pjatë 1 gotë buke të grirë, 3 lugë gjelle parmixhan të grirë, 1 thelpi hudhër të grirë hollë në rënde, kripë dhe piper të zi dhe majdanoz të grirë.
Vendosim specat në një tas, i spërkatim ato në vaj dhe i përziejmë mirë. Më pas i rrotullojmë te pjata me bukë të grirë me qëllim që perimet të vishen me bukën e trazuar me djathë parmixhan. Vendosim një letër pjekje në tepsi, e spërkatim me pak vaj dhe vendosim njëri përmbi tjetrin specat. Të njëjtën rrugë ndjekim dhe për perimet e tjera. Pasi të jetë mbushur tepsia me perimet, e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.