TIRANË- Me lehtësimin e masave shtrënguese kundër COVID-19, është shoqëruar edhe me zvogëlimin e numrit të postblloqeve të policisë për kontrollin e automjeteve!

Nisur nga fakti që Tiranë është një zonë e kuqe, aktualisht vatra më e madhe e infeksionit, postblloqe ka vetëm në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe në ato zona me trafik të rënduar.

Report Tv ka bërë një vëzhgim në Tiranë, instaluar pranë një postblloku të policisë te pallati me Shigjeta, ku shihet një trafik i rënduar dhe janë të pakta automjetet që i nënshtrohen kontrolleve nga ana e policisë.

Në këtë zonë ka një lëvizje të shtuar të makinave, por edhe të qytetarëve ku krijojnë një panoramë të një qyteti që virusi është "zhdukur" edhe pse e vërteta nuk qëndron kështu.