TIRANE-Kryeministri Edi Rama kërkoi kujdes maksimal dhe respektim të masave anti-COVID gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit.

"Ne duhet ta përgatisim se cdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur" tha Rama.

Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se duke qenë se numri i pacientëve është ulur po mendojnë që duke filluar nga dita e hënë, datë 18 maj të mbyllin Sanatoriumin si spital COVID dhe të fokusohen vetëm te Infektivi në QSUT.

"Struktura tjetër jemi në hapat e fundit, forcat janë përqendruar në QSUT, jemi duke menduar për mbylljen e spitalit COVID-2 duke qenë se numri i pacientëve është ulur, por duke u fokusuar në QSUT nga data 18. COVID-3, ish-kurirugjive do të jetë shumë shpejt gati për të përqendruar këtu trajtimin me COVID. Pavarësisht se duket se numri është në ulje, alerti është i madh për të kufizuar infeksionin" tha ajo.