TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues të operatorëve turistik, një nga sektorët më të prekur nga koronavirusi, ku theksin e vuri te mbështetja maksimale që duhet të tregojë qeveria ndaj tyre.

Në takim, ku janë respektuar rregullat e distancimit, Meta ka kërkuar protokolle të veçanta për zonat e ndryshme turistike, që është edhe një nga kërkesat kryesore të tyre. Fokusi për Metën, duhet të jenë familjet që mbahen gjatë gjithë vitit nga sezoni turistik.

"Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19 dhe sezoni i ri turistik në vend parashikohet tejet i vështirë. Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare.

Shqetësimi i thellë për krizën e rëndë ku ndodhet ky sektor m?u shpreh sot edhe në takimin që zhvillova me përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike kryesore në vend. Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni.