Surprise Me!

Report TV - Veliaj: Krenar për të gjithë infermierët, janë dhe do të jenë gjithmonë heronjtë tanë

2020-05-12 0 Dailymotion

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Bashkia e Tiranës organizoi një ekspozitë fotografish, me historikun e ngritjes së këtij shërbimi në vendin tonë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi një buqetë me lule Dhurata Osmanllarit, infermierja që sot mbushi 50 vjeç, në shenjë mirënjohje për punën e saj në mbrojtje të jetëve njerëzore.<br /><br />?I uroj të gjithë infermierëve, mamive, atyre që ndihmojnë në vijën e parë të frontit, gëzuar! Është 200-vjetori i infermierëve. Duam t?i urojmë edhe Dhuratës sonë gëzuar 50-vjetorin! Shpresoj shumë që duke vendosur në qendër të Tiranës infermierët dhe duke bërë këtë ekspozitë të hapur, që i gjithë qyteti ta shijojë në orët e lejuara të daljes, të kujtohemi që këta infermierë, që ishin sot heronjtë tanë, të jenë heronjtë tanë edhe nesër?, tha ai.<br /><br />Veliaj nënvizoi se kjo situatë pandemie do të kalojë, por puna dhe sakrificat e të gjithë personelit mjekësor, që përballet me sfida të vazhdueshme, meritojnë të vlerësohen gjithmonë.

Buy Now on CodeCanyon