http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heronjte e luftes ndaj koronavirusit jane nderuar ne diten nderkombetare te tyre. Deputetet e mazhorances u kane dhuruar lule infermiereve ne dy spitalet covid ndersa kane premtuar edhe rritjen e pagave.
Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë veçanërisht gjatë periudhës se pandemisë kuvdeni shpërndau karafila për infermierët.
Përfaqësuesit e parlamentit vizituan ne diten nderkombetare te infermiereve dy spitalet Covid. Deputetja e mazhorances Kloaiana Spahiu premtoi se mazhoranca do te rishikpoje pagat.
KLODIANA SPAHIU
NENKRYETARE E KOM. SHENDETESISE
Edhe nen kryetarja e kuvendit Vasilika Hysi tha se rishikimi i pagave është një detyrim nga qeveria për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.Më herët edhe presidenti Meta dhe kryeministri Rama vlerësuan punën e infermierëve te cilet prej fillimit te shfaqjes se koronavirusit ne Shqiperi kane qene ne vijen e pare te luftes.