Surprise Me!

'Kjo e dielë më e bukur,' Rama publikon videon nga Tirana: Do të pasohet me lehtësime të tjera

2020-05-13 0 Dailymotion

Kryeministri Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku duket kryeqyteti i mbushur me prindër me fëmijë, diçka e cila ka munguar shumë në dy muajt e fundit për shkak të koronavirusit. Në videon e shpërndarë Rama shkruan se 'kjo e dielë e bukur është me frymëmarrje më të qetë', ndërkohë që paralajmëron lehtësime të vazhdueshme në vijim.<br /><br />Sipas Ramës deri më tani kemi një bilanc pozitiv në këtë luftë dhe duhet të vazhdojmë kështu, por meraku mbetet te sjellja individuale e qytetarëve, të cilët sipas kryeministri duhet të kenë parasysh se po shkojmë drejt një normaliteti të ri botëror.<br /><br />"KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Buy Now on CodeCanyon