TIRANË- Orari i lëvizjes së lirë për pensionistët, deri në orën 10:00, ka përfunduar edhe sot. Ndryshe nga dje bie në sy se sot më shumë e shfrytëzuan këtë mundësi, për shkak të kushteve atmosferike pasi sot edhe moti favorizoi këtë kategori për të dalë shëtitje.<br /><br />Sakaq në disa qytete kishte edhe nga ata kategori qytetarësh të cilët nuk i respektuan rregullat, duke dalë në të njëjtën fashë orari si pensionistët.Ndërkohë duke filluar nga ora 11:00 deri në 17:30 do të kenë mundësinë të lëvizin prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Pjesa tjetër do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi, po ashtu sot do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse.