http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tushemishti, një nga zonat më të rëndësishme turistike të Pogradecit, po përballet me vështirësitë e shkaktuara nga izolimi për shkak te virusit COVID -19.
Pandeli Llakmani, një nga operatorët e kësaj zone, shprehet i shqetësuar pasi kufizimet e kanë bërë rë pamundur zhvillimin e turizmit.Llakmani shprehet se mungesa e klientëve, perveç frikës nga virusi, vjen edhe nga rrugët e prishura.
Për të mundësuar kushtet të mira dhe distancim këtë sezon, Bashkia e Pogradecit ka zgjeruar sipërfaqen ranore të plazhit.
Nënkryetari Bledi Çomo shprehet besimplotë se turizmi në qytetin liqenor do të ringrihet normalisht.
Mbyllja e kufijeve dhe kufizimi i levizjes se qytetareve në këto ditë pandemie kanë dëmtuar rëndë turizmin në të gjithë vendin.