Gazmend Koduzi, anëtar i grupit të eskpertëve në PD, thotë se qeveria po lë pas dore të sëmurët kronike, të cilët nuk kanë ku të marrin shërbime me mbylljen e disa spitaleve. Koduzi sjell shembullin e spitalit 'Shëfqet Ndroqi', që është kthyer në 'COVID-19 dyshi'. Sipas tij për Ramën nuk ka rëndësi nëse vdesin personat e sëmundjeve kronike përsa kohë nuk janë me koronavirus.<br /><br />"Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi.
