Surprise Me!

Top News - Kujdes, po vjen virusi/ Ndërgjegjësimi në vende të ndryshme

2020-05-13 0 Dailymotion

Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Korona me masa penale për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t?u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.

Policë të veshur si virusi Korona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Koronës. Policët u kujtonë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjienës.

Edhe ky burrë i maskuar si Yama, perëndia hinduiste e vdekjes, është një nga policët e kryeqytetit indian Delhi. Përveç maskës ai mban në duar edhe dy tullumbacë që simbolizojnë virusin Korona. Edhe ai u tërheq vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.

Policë të veshur si virusë u tërheqin vëmendjen qytetarëve edhe në la paz të bolivisë duke u kërkuar atyre të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit. Kurse një furrë buke në Dresden në Gjermani ofron për klientët biskota me një emoji me maskë. Ato u kujtojnë blerësve se nuk duhet të harrojnë rregullat për mbajtjen e maskave kur hyjnë në dyqane dhe në vende të tjera të përcaktuara nga rregullat për situatën aktuale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#India#Germany#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon