Surprise Me!

18 bashki u shtohen zonave te gjelbra pa Covid-19

2020-05-13 3 Dailymotion

Plani i hapjes dhe lehtësimit të masave shtrënguese u shtoi zonave të gjelbra 18 bashki. Edhe pse qyteti i Elbasanit vijon të mbetet në zonën e kuqe, duke regjistruar raste të reja me Covid-19, në 4 bashki të tjera të këtij qarku jeta është rigjallëruar.

?Cërriku, Peqini, Belshi dhe Gramshi janë 4 bashki që janë përfshirë në zonën e gjelbërt të masave lehtësuese të qeverisë ndaj koronavirusit. Banorët i kanë mirëpritur këto masa, por janë të ndërgjegjshëm që hapja duhet të jetë graduale?.

Edhe Rrogozhina është pjesë e listës së vendeve të gjelbra. Ndryshimi vërehet në lëvizjet e shtuara të automjeteve, rrugët e mbushura me qytetarë dhe parqet të frekuentuara më gjerësisht. Ndonëse thonëse janë të vetëdijshëm se duhet të kujdesen, gjithsesi,janë të paktë ata që mbajnë maska apo doreza. Dikush e sheh lehtësimin e masave të favorshme për ekonominë, por bizneset ankohen se klientët janë të paktë.

Në Bilisht heqja e kufizimeve ka kthyer normalitetin. Në terren janë edhe patrullat e policisë të cilat këshillojnë qytetarët të respektojnë distancimin, disa prej të cilëve vijojnë të kujdesen.

Të shumta kanë qenë lëvizjen edhe në Vlorë, por janë të rrallë qytetarët që mbajnë masat e sigurisë si maskat apo dorezat, teksa ecin në grupe të mëdha. Një tjetër lehtësim që nisi këtë të hënë në të gjithë vendin është edhe transporti ndërurban taksi me 2 pasagjerë të së njëjtës familje.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon