#tvora #rtvoranews

Në një intervistë për Ora News, pedagogu Artan Fuga u shpreh se në kushtet në cilat ndodhemi nuk mund të bëhen zgjedhje në universitete.

Ai tha se kur studentët nuk lejohen që të vijnë në universitete, ata kështu përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes.

Fuga shtoi se zgjedhje të tilla thyejnë kuadrin e masave të pandemisë dhe u shërbejnë atyre që duan të kapin pushtetin.

Artan Fuga: Në kushtet ku jemi nuk duhen bërë zgjedhjet në universitet, pasi epidemia është aktive. Kemi një kuadër ligjor që pengon grumbullimin e njerëzve në hapësirat e mbyllura. Po ashtu, universitetet janë të mbyllura. Në kushtet ku jemi sot, nuk mund të merret një vendim i tillë.

Nëse u themi studentëve që s?kanë për të ardhur në universitet, duke përjashtuar vetëm ata të vitit të fundit master dhe bachelor, atëherë pjesës tjetër u kemi hequr të drejtën e zgjedhjes.

Kjo është një situatë tragjike, ku po mundohemi që të përjashtojmë studentët nga zgjedhje, përpos krizave të tjera, si ajo e tërmetit, e pandemisë dhe asaj politike.

Nëse këto zgjedhje do të mbaheshin do të shkelin kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, atë të komunitetit teknik dhe mbi të gjitha do të rrezikonte jetën e studentëve, në atë farë feje që të gjithë do të pranonin që të binin ndesh me Kodin Penal.

Kjo situatë u shërben atyre që duan të kapin pushtetin, të cilën nuk pranojnë zgjedhje ku debatohet dhe zgjidhet lirisht.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fuga-zgjedhjet-ne-universitet-nuk-mund-te-mbahen-ne-keto-kushte-u-sherbejne-atyre-qe-duan-te-kapin-pushtetin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp