Sot hynë në fuqi masat e reja lehtësuese për qytetarët, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë një datë konkrete se kur do të hiqen tërësisht kufizimet.

Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Manastirliu është pyetur nga drejtuesi Blendi Fevziu kur do të rifillojë jeta normalisht.

Ogerta Manastirliu: Tani jemi në 4 Maj dhe kemi ecurinë e parë të hapjes. Në kemi parashikuar hapjen në datë 11 dhe në datë 18.

Blendi Fevziu: Kur mendoni që do të jemi plotësisht të hapur nëse jemi në variantin më të mirë të mundshëm? Pra po marrim situatën ideale, kur e mendoni hapjen?

Ogerta Manastirliu: Ne kemi vendosur që të bëjmë një vlerësim 2-javor përsa i përket hapjes përgjatë çdo faze. Është shumë e rëndësishme për të theksuar që vlerësimi 2-javor do të na ndihmojë ne se si ka evoluar.

Blendi Fevziu: Nëse këto vlerësime janë shumë pozitive, po e ngre unë hipotezën po marr unë përsipër që s?do infektohet njeri, çfarë përgjigje do më jepni ju? Rrezikojmë që të shkojmë deri në Qershor me karantinë pas orës 17:30?

Ogerta Manastirliu: Do të vlerësohet hap pas hapi. Do të shohim në datë 11 Maj si vlerësimin e parë të fazës së parë që do të na japi ne një panoramë të situatës epidemike.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/