Surprise Me!

CoVid-19, rritet bilanci/ 17 raste të reja, shkon në 820 numri i të prekurve

2020-05-13 0 Dailymotion

Shkon në 820 numri i të prekurve nga covid-19 në vend.

17 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. 11 janë kontakte të të prekurve më herët.

Nga të cilat 9 janë në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz vatër familjare. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.

Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në
dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbanaFico#ISHP#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon