Pulë me petë
Përbërësit:
5-6 copa pulë
1 pako peta
350 gr krem kosi
3 vezë
vaj
kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim copat e pulës në një tenxhere me ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Shtojmë kripë dhe e lëmë mënjëanë.
Në një tas rrahim vezët dhe kremin e kosit, i përziejmë mirë duke shtuar pak kripë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim fillimisht 3 petë të rudhura duke I spërkatur me pak vaj. Spërkatim me vezët e përziera me kremin e kosit, e lagim me pak lëng nga mishi.
Përsëri vendosim 2-3 petë të rrudhura, I lagim sërish dhe kështu veprojmë derisa të përfundojnë petët. Gjthithmonë duke me shumë pak vaj, me kremin me vezë, kos dhe lëng mishi.
Në fund vendosim copat e pulës, I lyejmë me kremin me vezë pak fare vaj dhe shumë pak lëng pule. E vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25-30 minuta.