Surprise Me!

Sektori privat në gjunjë, administrata me rrogë në shtëpi

2020-05-13 0 Dailymotion

Pagat e punonjësve nën ombrellën e shtetit nuk do të zvogëlohen me rishikimin e buxhetit. Disa nga ministrat e LSDM-së dhe BDI fituan betejën kundër ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministres së Financave Nina Angelovska, të cilët ishin për uljen e pagave të administratorëve. Për përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri, ulja e pagave në administratë është një temë që u detyrua nga media, por jo edhe nga Qeveria.

Kjo temë as që është hapur. Se a do të ketë shkurtime apo jo, nuk është shqyrtuar si mundësi?-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Nevojitet të ketë konsensus politik kurse këtë për momentin nuk e kemi. Do të thotë, në këtë propozim- rishikim tani për tani nuk parashihet shkurtimi i pagave për administratën publike?-theksoi Nina Angellovska, ministre e financave.

Rishikimi i buxhetit do të miratohet deri të premten pasi të dielën skadon gjendja e jashtëzakonshme. Ministrja nuk deshi të përmend shifra të saktë. Shtoi se shkurtim të mjeteve nuk do të ketë, por vetëm do të ketë ri- sistemim nga norma të ndryshme.

Ekzistojnë rialokime të caktuara prej rreth 30 milion eurosh, të cilat vetë institucionet i kanë dorëzuar. Por tani jemi duke u harmonizuar, nëse marrim parasysh koston e masave, ajo do të tregojë se sa do të jetë ana e shpenzimeve. Do të kishte, do të thosha, një rritje të vogël të anës së shpenzimeve, por nuk do të thosha një numër konkret?-tha Nina Angelovska Ministre e Financave.

Pagat e administratorëve nuk do të preken në një kohë kur më shumë se dy muaj dy e treta e të punësuarve në institucionet shtetërore dhe publike nuk shkojnë në punë. Në të njëjtën kohë, shumica e kompanive të sektorit privat tashmë po japin pagë të ulur për punëtorët e tyre, ndërsa mijëra punëtorë kanë humbur punën e tyre për shkak të krizës.

Ile Petreski

Buy Now on CodeCanyon