Familja Ahmeti nga Peqini me 7 pjesëtarë jetojnë në kushte të vështira ekonomike. 4 fëmijë kanë mbetur jetim, pas ndarjes nga jeta të babait, në nëntor të 2019. Nëna e tyre, përballet me sfidat e jetës, e vetme për të rritur fëmijët në një shtëpi, që mezi mbahet në këmbë. Ajo kujdeset edhe për prindërit e bashkëshortit, çiftin e pensionistëve të cilët kanë probleme shëndetësore. Ndërsa ndjehet e pafuqishme për të përballuar këtë mënyre jetese, Teuta Ahmeti 38-vjeçarja, iu drejtua emisionit ?Pa gjurmë? me shpresën se dikush do vë dorën në zemër për fëmijët e mbetur jetim.?Im shoq para 6 muajve ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, nëpër spitale jemi endur për afro 30 vite dhe çfarë kishim na kanë mbaruar të gjitha. Në familje jemi dy prindërit e burrit dhe 4 fëmijët në një gjendje shumë të vështirë. I ati i burrit vuan nga shëndeti dhe të gjithë pensionin e shpenzon për ilaçe. Nevoja më e madhe që kemi është shtëpia pasi po na bie mbi kokë. Ka lagështirë dhe nuk jetohet, më shumë për fëmijët sepse ngelëm nëpër spitale, e gjithë kjo vjen nga lagështia. 2 fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë dhe e kërkojnë babain vazhdimisht, kur do vijë thonë, se na ka marrë malli. Kemi jetuar vetëm me ndihmat që na kanë ofruar miqtë, pasi me 200 mijë lekë të vjetra e kemi shumë të vështirë që t'i mbulojmë të gjitha shpenzimet. 130 mijë lekë marr nga pensioni për tim shoq dhe 60 mijë lekë nga bashkia si ndihmë sociale?, përlotet e reja kur rrëfen kalvarin e vuajtjeve. Çifti i të moshuarve mban mbi shpinë peshën e madhe të dhembjes, që la i biri, pas ndarjes nga jeta. Por edhe dhembjes nga pamundësia për tu plotësuar dëshirat 4 fëmijëve jetim.

?Jam i sëmurë kam 8 vite dhe kam shumë shpenzime për ilaçet, jam bërë operacion 3 herë. Isha shumë mirë para se të më vdiste djali, nga ana psikologjike por kjo është shumë e rëndë dhe harroj vazhdimisht. Është shumë e rëndë me 4 fëmijë?, përlotet 84-vjeçari. Gjyshja e fëmijëve mbush sytë me lot, kur kujton ëndrrën që pa mbesa, si një parandjenjë se nga ky apel dikush do ofrojë ndihmë për familjen nga Peqini.

?Të ardhurat që marrim nga pensionet nuk na dalin, janë shumë pak dhe zoti e bëftë mbarë. Të gjitha gjërat duhen, sidomos rrobat e fëmijëve për shkollë sepse e shohin shokët. Parmbrëmë vajza tha se e kishte parë në ëndërr babanë sikur u kishte sjellë plot gjëra për shkollë, unë mbusha sytë me lot dhe ajo me përqafoi më tha pse qan. Nuk e përballoj dot gjithë këtë bombë që më ra në këtë moshë?.

Ëndrra e dy nga katër fëmijët më të rritur, është të shkojnë në shkollë dhe të kenë një shtëpi të bukur.