Arkiva - Tv Klan 1999

Trupi i gruas kosovare me një moshë mesatare është gjetur sot në orët e para në zonën e Padeshit, rreth 1 kilometër nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën. Zëdhënësi i OSBE-së Andrea Anxheli tha se viktima kishte plagë të shkaktuara zjarri prej një rreze të afërt. Dy ditë më parë ushtarët serbë hynë në zonë për të sulmuar nga prapa UÇK-në.

Nga Ministria e Mbrojtjes u mësua se ushtria jonë hapi zjarr duke i detyruar serbët të rikthehen në territorin jugosllav. Pas rikthimit të tyre autoritetet shqiptare gjetën trupat e dy fshatarëve shqiptarë të ekzekutuar prej forcave serbe. Edhe pse pasojat e kësaj përplasje ushtarake ishin të rënda nga autoritetet tona zyrtare nuk ka patur reagim politik përveç atij ushtarak.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/