?Sa i përket Teatrit, ata s?janë artistë por disa politikanë që janë tallur gjithë jetën, edhe më parë me veten e tyre me vendimet. Janë disa korifenj trushpëlarë. 99% e artistëve që i kanë dhënë shpirt kësaj skene do vijojnë të jetojnë aty sepse Teatri shqiptar duhet të jetë dinjitoz?, kështu tha ministrja Spiropali në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me këtë, Hajdari tha se Spiropalit duhet t?i vijë turp që fyen artistët dhe duhet ta tërheqë deklaratën, duke iu kërkuar falje atyre.

?Duhet t?iu vijë turp që fyeni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje. Sa i përket sistemit, a e kuptoni që në këtë Parlament nuk bëhet asgjë për shqiptarët, a e kuptoni që Parlamenti është kthyer në pazare vetëm për biznesmenët, me të cilët rrini cdo ditë. Është bërë ky Parlament një lavatrice e pastrimit të parave. Ndryshimi i sistemit duhet të jetë i atillë, që qytetarët shqiptarë të jenë të përfaqësuar këtu, dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd?, tha Hajdari.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RudinaHajdari#ElisaSpiropali#TopChannel