Presidenti Ilir Meta ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar antikushtetuese këtë vendim të qeverisë, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi të Këshillit të Ministrave.

?Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit nr.377 të datës 8 Maj të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të pasurisë së Teatrit Kombëtar si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Këshilli i Ministave shpreh vullnetin se me kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, kjo bashki duhet të vijojë procedurat me shembjen e godinës. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore synohet të zhduket. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendoset për pezullimin e vendimit të tyre?.

Sipas Presidentit Meta, Bashkia e Tiranës është pushtet vendor dhe nuk mund të vendosë për prishjen e një godine me vlera kulturore kombëtare.

Sipas Presidentit Meta, Bashkia e Tiranës është pushtet vendor dhe nuk mund të vendosë për prishjen e një godine me vlera kulturore kombëtare.

?Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, Bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë. Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese për t?u shprehur?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/