Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Bashkimi për Demokraci i ka bërë thirje shqiptarëve të dalin në protesta kundër qeverisë. Liderët e këtij grupimi kanë theksuar se kjo është e domosdoshme pasi situata në vend po rëndohet me nxitim dhe po shkon drejt acarimit ekstrem me pasoja destabilizuese.

Ata kanë akuzuar sot institucionet shtetërore dhe krerët e tyre, Mejdani, Majko dhe Gjinushi, jo vetëm për shkatërrimin e shtetit shqiptar por edhe për përçarjen e faktorit politikë dhe ushtarakë në Kosovë. Krerët pushtetarë nënvizoi sekretari demokrat Bode përçanë faktorët kosovarë, përpiqen të përçajnë faktorin politikë shqiptar si dhe po dobësojnë në maksimum ndjenjat patriotike.

Ndërkohë Bashkimi për Demokraci ka deklaruar edhe njëherë mosnjohjen absolute të qeverisë Thaçi duke mbrojtur pozicionin e presidentit Rugova. Por liderët e këtij grupimi u shprehën se do të vazhdojnë të përpiqen deri në realizimin e bashkimit të faktorit politikë e ushtarakë në Kosovë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/