Surprise Me!

Zgjedhjet, nën masa parandaluese ndaj virusit

2020-05-14 0 Dailymotion

Masat parandaluese të virusit do të shoqërojnë të gjithë aktivitetet e fushatës zgjedhore dhe ato në ditën e zgjedhjeve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe zbardhi protokollin e Komisionit për sëmundje ngjitëse në të cilin parashihet që në tubimet zgjedhore domosdomërisht:

Fushata dhe tubimet
- Të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra,
- Maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca,
- Të bëhet dezinfektim dhe larje e rregullt e duarve.

Fushata në derë
- Të bëhet me pajisje mbrojtëse,
- Të respektohet distanca,
- Aktivistët të mos hyjnë brenda në shtëpi por vetëm deri te dera ose jashtë objektit.

Takimet në shtabet partiake
- Rekomandohet të bëhen jashtë. Nëse bëhen brenda, kjo të jetë sipas rregullave,
- Të mos zgjasin më shumë se dy orë,
- Të mos ketë më shumë se dy aktivistë në sportel.

Transportet partiake
- Të bëhen me automjete me vetëm 50% të kapaciteteve të mbushura,
- Organizatorët të sigurojnë dezinfektimin e mjetit.

Në ditën e zgjedhjeve
- Anëtarët e këshillave zgjedhor, monitoruesit dhe të deleguarit e partive të kenë maska dhe doreza,
- Të votohet në ambiente me dritare të hapura ose të ajroset ambienti çdo orë,
- Të përdoren mjete për dezinfektimin e duarve,
- Votuesit para hyrjes presin në radhë, në distancë prej 2 metrave,
- Në hyrje i dezinfektojnë duart,
- Kur japin letërnjoftimin, e ulin maskën për identifikim duke e mbajtur distancën nga anëtari i këshillit zgjedhor,
- Gjatë daljes, i dezinfektojnë duart.
- Në vendvotim, të mos ketë asnjëherë më shumë votues se sa paravanë për votim.

Filipçe beson se këto masa janë të mjaftueshme, edhe pse në një vendvotim mund të ketë më shumë persona si anëtarë të vendvotimit dhe monitorues.

Atje ku nuk mund të mbahet distanca rekomandohet mbajtja e detyrueshme e pajisjeve mbrojtëse. Maska është shtesë për parandalim në rastet kur distanca nuk mund të mbahet. Aspekti i ajrosjes, etj. Ato janë rekomandime që vlejnë edhe tani. Në institucione, në markete, edhe tani vlejnë rregullat e njëjta -deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nëse ekziston mundësia, për të cilën duhet të konsultohet KSHZ-ja, do të zgjerohet orari i votimit për dy orë brenda ditës, për t?u shmangut grumbullimet më të mëdha.

Fatlume Dervishi

Buy Now on CodeCanyon