Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.

Z. Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur.

?Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,? tha ai.

Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.

Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur. Një vendase e Nova Scotia, ajo ishte 23 vjeç.

?Unë jam i dëshpëruar?, shkruajti babai i saj, Shane Cowbrough, në Facebook. ?Nuk ka fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment. ?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NATO#JustinTrudeau#TopChannel