Një makinë ka përplasur një motor , duke lënë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës.

Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa ka bërë dhe shoqërimin e drejtuesit të makinës.