13 janë rastet e reja me koronavirusi ditën e sotme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e së dielës bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 260 qytetarë, ndërsa të gjithë rastet pozitive janë në qarkun e Durrësit.

Rastet e reja janë të gjitha vazhdimësi e atyre të një fasonerie në këtë rreth, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik për të zbuluar ndonjë tjetër rast nëse ka.

Kështu numri total i të prekurve më COVID-19 në Shqipëri shkon në 946 persona, ndërsa janë kryer gjithsej 12.500 testime. Sipas ministrisë 76% e të infektuarve deri më sot janë shëruar, ndërsa aktualisht 200 janë rastet aktive, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat.

Në spital aktualisht janë 17 pacientë të shtruar, ndërsa vetëm 3 ndodhen në terapi intensive.

COVID-19 ? Statistika (17 Maj 2020)

Testime totale 12554

Raste pozitive 946

Raste të shëruara 715

Raste Aktive 200

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)